ZYRTARE: Kryhet transferta, talenti nënshkruan me Bayernin. Kontratë 4-vjeçare!

0

Bayern Munich ka zyrtarizuar lëvizjen e një nga lojtarëve më me perspektivë në skenën e futbollit europian.

Bëhte fjalë për mbrojtësin e talentuar, Tanguy Kouassi i cili mbërriti në Mynih si transferim i lirë pas përvojës me PSG-në.

Mbrojtësit francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare dhe do të jetë pjesë e rekordmenëve të Gjermanisë deri në vitin 2024.

“Jam shumë i lumtur që mund të luaj me Bayernin, një klub i shkëlqyeshëm, me një histori të madhe. Sinqerisht shpresoj të ndërtoj hapësirën time këtu, do të punoj shumë për ta bërë këtë”, tha Kouassi pasi nënshkroi me Bayernin.

Kouassi përfundoi sezonin në Francë, duke fituar titullin e Ligue 1.

Artikulli i mëparshëmUlen testimet, ulen rastet/ Për këto gjëra Rama po na izolon nga bota
Artikulli i radhës“Më fyejnë familjen”, Erdogan paralajmëron masa të ashpra ndaj mediave sociale