Quhet Renee Gracie, dhe e ka filluar karrierën e saj si pilote e garave të shpejtësisë me makina, por fitimet ishin të pakta.
Duke shfrytëzuar format e trupit të saj, Renee vendosi t’i futet botës së modelingut, ku ka krijuar një uebfaqe në të cilën publikon imazhe erotike dhe pornografike për të rriturit.
Suksesi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ajo fiton rreth 11.200 euro në ditë.
“Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Ky vendim më ka futur në një situatë financiare që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë dhe po e shijoj”, tha ish-pilotja për gazetën Daily Telegraph.
25 vjeçarja duket se e ka humbur pasionin për garat e shpejtësisë, pasi po shijon paratë që fiton nga puna e re si modele.