Planet e NASA-s për dërgimin e një roveri në Mars janë shtyrë sërish dhe si data më e afërt është përcaktuar 30 korriku.Kjo për shkak të problemeve me makinerinë që do të bëjë nisjen.
Kjo është hera e dytë që misioni është shtyrë. Fillimisht u mendua 17 korriku e më pas u shty për në 22.
NASA duhet ta kryejë misionin për në Mars deri ën 15 gusht ose ndryshe e humbet dritaren kohore, ku largësia nga Toka është e përballueshme.
Në të kundërt misioni do të shtyhet për dy vjet të tjerë.