Digjet pallati 64 milionë dollarësh i miliarderit eksentrik

0

Pallati me vlerë 64 milionë dollarë i një miliarderi është djegur deri në themele në ditën e parë që u rihap pas karantinës.

Flakët përpinë pallatin Baan Sukhawadee në Tailandë këtë mëngjes.

Stafi i vilës gjigante të mbushur me antikuarë dhe relike u shpreh se dëgjuan një shpërthim dhe më pas gjithçka u mbulua nga flakët.

Pallati madhështor u ndërtua nga biliarderi në vitin 2000 dhe është kthyer në një atraksion turistik.

Sukhaëadee do të thotë parajsë dhe është i famshëm për stilin luksoz europian dhe kopshtet gjigante.

I mbushur me imazhe të Budës, pallati qëndron në contrast me fshatin e qetë të Pattayas.

Artikulli i mëparshëmSkandali/ UNESCO: Logoja dhe emri ynë po përdoret për trafikim të paligjshëm të veprave të artit
Artikulli i radhësZbulohet misteri, ja si u ndërtua vërtet Stonehenge