Një çift i ri në Kaliforninë Jugore në SHBA kishte vendosur të realizonte setin fotografik të kujtimeve përpara dasmës në brigjet e Oqeanit Paqësor.
Por nuk ishte e shkruar që gjërat të shkonin mirë për ta. Një dallgë befas e ka rrëmbyer nusen e re në thellësi të oqeanit, duke rrezikuar të shndëronte momentin e bukur në një tragjedi.
Për fatin e mirë të çiftit ekipet e shpëtimit ishin duke mbajtur nën vëzhgim bregun për shkak të detit të trazuar dhe me dallgë.
Menjëherë sapo ata kanë pikasur një person në ujë i kanë shkuar në ndihmë duke e nxjerrë në breg pas disa minutave, që do të ngelen gjatë në mendjen e të rinjve, sigurisht jo për setin fotografik që po zhvillonin.
Për më tepër shikoni videon më poshtë.