Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 1,293 raste ende aktive, 1,644 të shëruar

0
Koronavirusi Kosove 1024x576 1 600x360

Kosova prej disa ditësh po përballet me rritje të frikshme të numrit të të prekurve me koronavirus. Teksa dje u konfirmuan 113 raste, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se deri tani numri total i rasteve pozitive është 2,991 raste nga 24,046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në 54.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 1,644 raste, ndërsa 1,293 raste janë ende aktive.
Pas rritjes së rasteve aktive edhe Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë.

Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, etj.

Artikulli i mëparshëmBalla shigjeton Gëllçin e RTSH: Të anulojë kontratën 1.8 mln euro për Champions e Uefa League, hyjnë në sektorin e qejfit, shpenzim i kotë
Artikulli i radhësSHBA thyen një tjetër rekord/ Situata del jashtë kontrollit, 47 mijë te infektuar në një ditë