Tensione në Kuvend/ Murrizi bllokon foltoren, Ruçi e paralajmëron me përjashtim. Ndërpritet seanca

0
Murrizi 2

Seanca e sotme plenare është nderprë pas një debati të shkaktuar mes deputetit të opozitës Myslim Murrizi pasi ky i fundit bllokoi foltoren.

Teksa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi deputetit që të largohej nga foltorja, ky i fundit nuk i është bindur, ndërsa sigurimi ka rrethuar foltoren, ku të pranishëm ishin kolegët Korab Lita dhe Halit Valteri. Kaq mjaftoi që Ruçi të ndërpriste seancën, me kërkesë të Ballës, për 5 minuta pushim. Ruçi e paralajmëroi me përjashtim nga seanca Murrizin.

“Uluni, ju lutem. Ju të shërbimit ulni, Ikni andej. Nëse doni të dëgjoni, zotit Gjuzi i dhashë fjalën se kishte fjalën, po për replikë. E dyta; kini në dispozicion dhe 15 minuta për çështjet që do hapej. Flisni për se të doni dhe për çfarë të doni. Do ju jap fjalën menjëherë, ulni! Do marr masa. Do të jap vërejtje. Po pres dy minuta, do përjashtohesh nga salla. Grupi i maxhorancës kërkon 5 minuta pushim.”, tha Ruçi.

Artikulli i mëparshëmBE i dhuron sot Kosovës 6 mijë teste për COVID-19 dhe pajisje mjekësore
Artikulli i radhësVidhte matësit e ujit dhe mobilie nëpër banesa, pranga hajdutit 35-vjeçar në Durrës