Mënyrat më krijuese për të respektuar distancimin social në bare e restorante

0

Restorantet në të gjithë botën po gjejnë mënyra gjithnjë e më shumë krijuese në përpjekje për të respektuar distancimin social dhe, në të njëjtën kohë, të mirëpresin sa më shumë klientë, për t’i mbijetuar krizës ekonomike, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Barriera mbrojtëse, serra, tuba gome… ka nga të gjitha!

Një çift ha drekë me një lloj rrjete plastike, e krijuar nga Christophe Gernigon në restorantin H.A.N.D., në Paris / ALAIN JOCARD/AFP

Restoranti H.A.N.D në Paris përdor këta ekranë individualë, ndërsa Mediamatic ETEN në Amsterdam ka instaluar serra të vogla për t’u dhënë klientëve pakëz intimitet… dhe mbrojtje. Personeli i restorantit vesh një lloj ekrani prej peçikllazi në fytyrë dhe e shërben ushqimin në dërrasa të gjata prej druri.

Njerëz në restorantin ETEN në Amsterdam / Peter Dejong/Copyright 2020 The Associated Press. All rights reserved

Restoranti Fish Tales Bar & Grill në Ocean City, Maryland, është përpjekur ta bëjë distancimin social një përvojë të paharrueshme, duke u ofruar klientëve rrota gome gjigante.

Restorante dhe bare në vende të ndryshme kanë zgjedhur të përdorin manekinë për të zëvendësuar darkat në lokalet e tyre. Ato përdoren për të treguar rregullin e ri të uljes nëpër restorante apo për të sinjalizuar se ku është e ndaluar të qëndrosh.

Artikulli i mëparshëmMal i Zi legalizon martesat gay
Artikulli i radhësKokainë, ekstazi e marijuanë në Durrës, momenti kur policia shtrin në tokë trafikantët me “Golf” (VIDEO)