Pas operacionit me sukses, Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në detyrën e tij

0

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, kreu një ndërhyrje të suksesshme angioplastike më 26 qershor 2020 në një spital privat në Tiranë dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, u kthye në Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës, më 1 korrik 2020.

Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare njoftoi se Janullatos, duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë, shpreh nga thellësia e zemrës falënderimet më të ngrohta për mjekët qëu kujdesën: kardiologun z. M. Llambro M.D, për ndërhyrjen e tij të shkëlqyer; mjekun anesteziolog z. B. Arabi M.D; profesorin e Patologjisë, z. A. Pilaca M.D dhe personelin e zgjedhur të infermierëve dhe, veçanërisht,  Drejtorin e Përgjithshëm të spitalit privat, z. L.Solis M.D.

Artikulli i mëparshëmI hapën rrugë në kampionat, i la Kupën? Egbo i zënë ngushtë: “E kam ndërgjegjen të pastër”
Artikulli i radhësZbulohet detaji shokues nga ngjarja në Kombinat, ekspertiza: Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar. Ditë pas dite…