Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ngeli “pa fjalë” mes vuajtjeve të Antoine Griezmann te Barcelona.
Griezmann u fut në lojë në minutën e fundit, në barazimin 2-2 kundër ish-skuadrës së tij Atletico Madridit.
Një nënshkrim prej 120 milionë eurosh nga Los Colchoneros në fillim të sezonit, Griezmann mbërriti me shumë bujë por ka vuajtur maksimalisht sidomos kohëve të fundit, ku po qëndron në stol.
I pyetur për Griezmann, Simeone i tha Movistar: “Unë jam pa fjalë”.