Të ndalosh plakjen mund të jetë po aq e lehtë sa thjesht tu japësh njerëzve një trajtim që nxit djegien e yndyrnave dhe rritjen e masës muskulare, ka zbuluar një studim.
Kërkues nga University i Bonn nisën punimet nga ideja se një stomak më i shëndoshë dhe muskuj në rënie janë shenja të plakjes që mund të kthehen mbrapsht.
Ky trajtim, i cili përfshin zëvendësimin e receptorëve që rregullojnë peshën dhe rritjen e muskujve, është testuar deri tani vetëm te minjtë dhe qeliza njerëzore në epruvetë.
Skuadra gjermane e kërkimit zbuloi se duke nxitur këta receptorë të djegin më shumë dhjamë, minjtë më të moshuar u bënë po aq të shëndetshëm sa minjtë e rinj.
Skuadra ka shpresa se e njëjta gjë mund të ndodhe dhe me njerëzit.