Dy ditë pas ngjarjes në Kombinat, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë nisur hetim për të gjitha sektet fetare.
Mësohet se të gjitha sektet fetare po hetohen nga prokuroria.
Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore. Të treja kanë qenë pjesë e një sekti fetar.
Dyshohet se Anisa Josifi ka humbur jetën disa muaj më parë, por është mbajtur në shtëpi nga e ëma dhe motra me shpresën e ringjalljes.
Trupi i saj është gjetur i lyer me vajra dhe lëngje të tjera për të ngadalësuar dekompozimin.