Një anëtar rezulton pozitiv me COVID 19/ Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë mbyll zyrat

0
Urdhri Farmacisteve Shqiperi

Një anëtar i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë rezulton pozitiv me COVID 19.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë institucioni, i cili ka mbyllur zyrat dhe thotë se do të funksionojë on line.

STATUSI I PLOTE
Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.
Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!

Artikulli i mëparshëm3 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve, 71 raste pozitive
Artikulli i radhësBasha: Bizneset me xhiro 140 milionë lekë, 0.5% taksë. Çdo taksë tjetër do hiqet