“Fije” të vjetra e të reja biznesesh mafioze të klanit qeveritar në Shqipëri; që nuk priten, por janë trashëguar, forcuar, zgjatur e shtuar deri në Kosovë
Harbimi i Baton Haxhiut kur i sulmojnë shef Ramën; dhe pasioni deri në djersitje, kur e mbron nëpër media; nuk është sakrificë pa bereqet e pa lidhje interesash në Shqipëri.
Mund të duket rastësi, por fakti shkresor që po publikojmë, tregon se “hanxhiu” Baton Baxhiu; (in)direkt, ka lidhje edhe në koncesionet ekonomike stretegjike e fitimprurëse të naftës në Shqipëri, të cilat komandohen nga grupi Rama-Beso i Tajvanit.
U fol, se pas grabitjes 378 milionë Euro, që i bëri trafikanti Besnik Sulaj; kompaninë shtetërore “ARMO-Ballsh”, gjoja e bleu një kompani amerikane “lider”, në negocim me kryeministrin Rama e ministrin Ahmetaj.
Por në fakt, rezulton se e paska blerë 100%, sekseri i “punëve” të klanit Hashim-Baton; kosovari Blerim Hoxha, lindur më 12.04.1983 në Suharekë; i cili, sipas kontratës Nr. 608 Rep., nr. 93/3, ka patur 100% të ARMO-Ballsh, quajtur “TOSK Energji”, me zyrë qëndrore administrimi, në adresën e agjencisë mediatike të Baton Haxhiut.
Në datën 26.05.2016, me miratim të ministrave Damian Gjiknuri e Arben Ahmetaj (Rama); kosovari Blerim Hoxha e shiti 100% të kapitalit të kompanisë “TOSKË Energji” (ARMO BALLSH), tek firma e huaj “CFD Conseils Sarl”, me çmim 3.500.000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë të reja, ose 29 mijë Euro.
Por çuditërisht, qeveria “Rama” si ortake në ARMO, pranoi që Blerimi i Hashimit e Batonit; të ishte drejtor ekzekutiv, gjoja për të negociaur “mbylljen e letrave” shitje-blerje e tatime-dogana, me ish-pronarin Besnik Sulaj (Beso i Tajvanit).
Siç dihet letrat afro 800 milionë Euro grabitje totale në ARMO-Ballsh (TOSKË Energji), jo vetëm nuk u mbyllën sepse u zhdukën me lejen e Ramës; por është zbuluar një lidhje (in)direkte e Baton Haxhiut, me këtë kompani nje biznes importi-eksporti karburantesh në Portin-Durrës.
Referuar dosjes që ka ardhur në “Pamfleti”, rezulton se kompania Shqipëri-Kosovë “Albanian Post shpk”, me pronar Baton Haxhiun; dhe “ARMO-Ballsh” (TOSK Energji) me administrator shtetasin nga Kosova Blerim Hoxha; kanë të njëjtin person me prokurë veprimtarie.
Ky përfaqësues, quhet Arbër Osmani; person i autorizuar nga Baton Haxhiu e Blerim Hoxha para QKB-Tiranë-Kosovë; për të marrë vendime e për të firmosur akte zyrtare, transaksione bankare e private, veprime tatimore, doganore, tendera e kontrata për bizneset e tyre.
Edhe dy pyetje, për fakte të tjera që do publikojmë në vijim:
- Çfarë “punësh” ekonomike-juridike-doganore e gjyqësore të tjera, përfaqëson në Kosovë e Shqipëri; përfaqesuesi i grupit Thaçi-Haxhiu-Hoxha?
- Për çfarë aktiviteti import-eksport, është hapur pika “Stacion magazinim-tregëtim doganor” me këtë adresë dytësore: “Kalata nr. 1, Porti Detar-Durrës”?; mbasi aktiviteti i “Toskë Energji” (ARMO Ballsh), është pezulluar prej mëse 1 viti?/Pamfleti