Premier League: City spektakolar, Sheffield ‘grabit’ fitoren në shtesë

0

Një përfaqësim i shkëlqyer për Citizens: falë Jesus, Mahrez, Silva, Sterling e autogolit të Fernandez, Manchester City shëtit në shtëpi, duke shkatërruar 5-0 Newcastle e duke hedhur pas krahëve humbjen me Southampton. Sheffield shkëput fitoren in extremis ndaj Wolverhampton: 1-0 u fiksua në të 93’ falë Egan. Blades janë tani një hap më pranë Europës. Burnley mposht 1-0 West Ham, që mbetet +4 nga zona e rënies.

MANCHESTER CITY-NEWCASTLE 5-0
City tashmë nuk ka më asgjë për ti kërkuar sezonit: me fitoren ndaj Liverpool në kampionat, klasifikimi humbet një pjesë të mirë të vlerës së tij. Newcastle është mjaftueshëm i sigurtë se është i shpëtuar, por edhe larg zonës europiane. Një ndeshje mes skuadrave që nuk kanë asgjë për të kërkuar. Nuk e mendojnë kështu lojtarët e Pep Guardiola, që morën avantazhin menjëherë me Jesus, që realizoi në minutën e 10’. Vendasit vazhduan manovrën e tyre e në të 21’ dyfishuan me Mahrez, shërbyer nga De Bruyne. Newcastle bën pastaj harakiri e Fernandez shënoi në portën e tij në të 58’, ndërsa Silva bëri poker në të 65’. Golin e pestë e shënoi Sterling në të 91’. Manchester ngjitet në kuotën e 69 pikëve, duke ruajtur 9 pikët nga Chelsea i vendit të tretë. Nga ana e tij, Newcastle ka 16 pikë avantazh nga zona e rënies nga kategoria.

SHEFFIELD UNITED-WOLVERHAMPTON 1-0
Një sfidë për Europën: ky ishte objektivi për Sheffield, që duhet të fitonte për të kaluar Arsenal e të afrohej -1 pikërisht nga Wolverhampton. Një ndeshje që ndoshta nuk vlen sezonin, por është vendimtare. E dinin vendasit, e dinin edhe miqtë: por loja ishte e ngadaltë në përgjithësi dhe kur u duk se do të mbyllej në barazim, në të 93 erdhi befasia për miqtë. Goli lindi nga zhvillimet në një goditje dënimi: Egan shënoi me kokë duke e dërguar topin poshtë traversës. Festojnë vendasit, që kaluan Arsenal e tani janë të shtatët, një pikë nga kundërshtari.

WEST HAM UNITED-BURNLEY 0-1
Tre pikë për të larguar rënien: ky ishte objektivi për përplasjen në West Ham, ku Burnley doli fitues. West Ham gaboi shumë raste para portës që i kushtuan në të 38’: Burnley ndëshkoi vendasit me Rodriguez që finalizoi krosimin e Taylor e kaloi të tijtë në avantazh, që mbeti në fuqi deri në fund. West Ham është +4 nga zona e nxehtë, pr klasifikimi mund ti japë probleme lojtarëve të Moyes: Aston Villa e Bournemouth, në rast fitore, do të afroheshin në -1.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Manchester City 5 – 0 Newcastle United
Sheffield United 1 – 0 Wolverhampton Wanderers
West Ham United 0 – 1 Burnley

Artikulli i mëparshëmKapriço e Ramës me Becchettin, qeveria e detyruar t’i paguajë 99.5 milionë euro biznesmenit italian
Artikulli i radhësTenis/ Djokovic i rikthehet kritikave: “Koronavirus? mbi mua u bë gjueti shtrigash”