Tashmë është zyrtare. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që sfidat e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League dhe Europa League të luhen në stadiumet përkatëse dhe jo në fushë asnjanëse siç u mendua fillimisht.
UEFA nuk ka dashur të favorizojë skuadrat udhëtuese dhe për këtë arsye ka vendosur që sfidat e kthimit të këtij raundi të luhen në stadiumet ku ishin në program para pandemisë.
Bayern Munchen pret Chelsean në “Allianz Arena”, pasi e ka fituar sfidën e parë 0-3.
Juventusi pret Lyonin në Torino, pas ndeshjes së parë të mbyllur 1-0 në favor të francezëve.
Manchester City ka fituar 1-2 në Madrid dhe do të presë Realin në shtëpi, ndërsa Barcelona pret në “Camp Nou” Napolin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Ndërsa në Europa League, do të luhen: Shakhtar-Wolfsburg (2-1), Leverkusen-Rangers (3-1), Wolves-Olympiacos (1-1), Manchester United-LASK (5-0), Basel-Frankfurt (3-0), Copenhagen-Basaksehir (0-1).
Getafe-Inter dhe Roma-Sevilla, për shkak se nuk është luajtur asnjë ndeshje, mund të luhen me ndeshje teke në Gjermani, në 2 prej 4 stadiumeve të përzgjedhura nga UEFA për fazën finale të këtij kompeticioni.