Covid-19 ‘depërton’ në drejtësi, në rrezik funksionimi i SPAK

0

Shqetësimi i ngritur nga kreu i SPAK përpara ministres së Drejtësisë ka marrë përmasa serioze pas së premtes, kur një nga anëtarët e Gjykatës së Posaçme rezultoi të ishte prekur nga COVID-19.

Kjo për faktin se zyrat provizore të SPAK ndodhen në të njëjtin ambient me ato të Gjykatës së Posaçme, ndërsa zyrat e përhershme po i nënshtrohen një rikonstruksioni të përgjithshëm.

Mbërritja e virusit në godinë ka ngjallur shqetësim te të gjithë punonjësit, ndërsa personat që kanë pasur kontakte me të infektuarin pritet t’i nënshtrohen testit.

Situata e krijuar ka vënë në pikëpyetje edhe mbarëvajtjen e punës në Gjykatën e Posaçme. A2 mësoi se mëngjesin e së hënës do të vendoset nëse gjykata do të vijojë punën normalisht, apo do të ketë pezullim të përkohshëm të veprimtarisë.

Javën e kaluar kanë pezulluar përkohësisht punën Gjykata e Apelit Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë pasi rezultuan pozitivë me Covid-19 dy gjyqtarë dhe një punonjës.

Artikulli i mëparshëmMajko tregon pse e shiti shtëpinë në qendër të Tiranës: Një agjenci mike më kërkoi të largohem
Artikulli i radhësVIDEO/ Tentoi të korruptonte policin rrugor, momenti kur arrestohet drejtuesi i mjetit