Të premten pasdite janë shënuar momente tensioni në burgun e Santa Maria Maggiore.
Në katin e dytë, në sektorin e majtë, filloi një përleshje e dhunshme midis disa të burgosurve shqiptarë dhe të tjerëve nga Tunizia.
LEXO EDHE:
Kosovë: A do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
Stafi i burgut ndërhyri për t’i dhënë fund episodit të dhunës, por nuk ishte e lehtë.
Pasojat më të rënda i pësoi një i paraburgosur tunizian, i shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, me sa duket me një shpretkë që ishte shtypur.
Operacioni ishte i nevojshëm për të, por dhe të burgosurit e tjerë pësuan lëndime të vogla.