Vritet me armë reperi 30-vjeçar, ndërsa po udhëtonte me makinë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is reper.jpg

Një tjetër reper amerikan ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Këtë herë bëhet fjalë për reperin e njohur si Lil Marlo, 30 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje teksa po udhëtonte me makinë në Atlanta.

Reperi, i cili nënshkroi me kompaninë Quality Control Music në vitin 2017, u qëllua mbrëmjen e së shtunës.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë për aksident rrugor, por kur ka shkuar në vendngjarje ka gjetur 30-vjeçarin të qëlluar për vdekje me armë zjarri.

“Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima ka qenë shënjestra e këtij sulmi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes”, ka bërë të ditur policia.

Artikulli i mëparshëmShkëmbim zjarri mes ushtrive të Azerbajxhanit dhe Armenisë në kufi, ka viktima
Artikulli i radhësMiliarda të shpenzuara për fushatën presidenciale në SHBA