Media gjermane “Wiesbadener”, bën të ditur lajmin se ish-futbollisti i njohur i Shqipërisë Ervin Skela do të marrë postin e trajnerit të skuadrës U17 të Eintrahtit të Frankfurtit.
Wiesbadener thekson se drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim ish-mesfushorit kuqezi për të stërvitur njërën prej skuadrave zinxhir të Eintrahtit të Frankfurtit.
“Duhet dhe kam dëshirë të mësoj shumë”, u shpreh Skela.
Më parë, ish-lojtari vlonjat ka stërvitur Hesen U17, ndërsa është pajisur me liçencën e trajnerit në Shqipëri, e cila njihet si e vlefshme dhe në Gjermani.
Gjithashtu, Skela mban dhe titullin honorifik si njëri prej ambasadorëve të Eintrahtit të Frankfurtit