Vazhdon seriali ‘i turpit’ në Kadastrën e Vlorës: Prezantohet drejtori i radhës

0

Në Kadastrën e Vlorës vazhdon seriali i dorëheqjeve dhe emërimeve të drejtorëve duke e shndëruar këtë institucion në shembullin më tipik të turpit dhe dështimit të shtetit shqiptar.

Andi Binaj quhet drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, i cili është prezantua sot nga Artan Lame i cili me këtë rast u justifikua se `Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve`. Për të 10 muaj radhazi, nga ky institucion janë larguar 7 drejtues, i fundit është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë.

“Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave,” tha Lame.

“Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme”, tha Lame teksa ia dha fjalën drejtorit të ri Andi Binajt.

Artikulli i mëparshëmTmerr në Rusi/ U zu me prindërit dhe iku nga shtëpia, vajza 8 vjeçe përdhunohet e vritet nga një çift i martuar (VIDEO)
Artikulli i radhësDisa dritëhije mbi kthimin në xhami të Hagia Sophia nga Erdogani