Djali i Ronaldos 10 vjeç nget motorin e ujit: plasin polemikat, policia nis hetimin

0

Telash për Cristiano Ronaldo e këtë herë shkak është bërë i biri Cristiano Ronaldo Jr. Autoritetet portugeze kanë hapur një hetim pas shpërndarjes së një video nga motra e CR7 që tregon djalin e parë të sulmuesit të Juventus, Cristiano Jr. (10 vjec), ndërsa drejton i vetëm një motor uji. Sipas të përditshmes britanike The Sun, gjobat për personat që drejtojnë pa licencë këtë lloj mjeti mund të shkojnë nga 13.000 deri në 67.000 dollarë.

Video e shpërndarë nga Elma, motra e CR7 e tezja e Cristianinhos, tregon djaloshin me familjen e tij në rajonin e Paúl do Mar, në jug të ishullit të Madeiras.

Pas pak video është hequr nga rrjetet sociale, por shefi i policisë detare lokale, Guerreiro Cardoso, ka konfirmuar që është në zhvillim një hetim e ka kujtuar se për të drejtuar motorin e ujit është e detyrueshme licenca që mund të merret vetëm pasi është mbushur mosha.

Artikulli i mëparshëmVettingu, shkarkohet përfundimisht ish-kreu i Apelit në Tiranë
Artikulli i radhësBrooklyn Beckham shpenzon 200,000 dollarë për unazën e fejesës