Presley Trejo nuk do ta kishte marrë kurrë me mend, që lumturia e të qenit mama për herë të tretë do të zgjaste kaq pak, vetëm 12 ditë. Vajza e saj e vetme Emerson Faye nuk arriti t’i rezistonte virusit HSV-1, njohur ndryshe si Herpes simplex ose ‘’puthja e vdekjes’’ për foshnjet, dhe mbylli sytë më datën 6 gusht në një spital të Fort Worth-it, në Texas. E pikëlluar nga dhimbja, nëna e dy djemve ka vendosur të ndajë historinë e saj të trishtë, për të ndërgjegjësuar të gjithë prindërit e tjerë për rëndësinë e kësaj sëmundjeje. Në postimin e ndarë në Facebook, i cili është shpërndarë më shumë se 200 mijë herë gjatë këtyre muajve, ajo tregon si nisi gjithçka dhe si e kuptuan mjekët që Emerson ishte prekur nga Herpesi. «Mjaft puthët fëmijët e të tjerëve, mbani duart larg nga të porsalindurit! Ndoshta nuk e dini, por një puthje mund t’i çojë ata drejt vdekjes. Ky lloj infeksioni përhapet me anë të pështymës. Godet fillimisht sistemin imunitar, trurin dhe më pas të gjitha organet. Është aq i shpejtë sa nuk arrin ta kuptosh se ka diçka që nuk shkon me fëmijën tënd. E vetmja shenjë e dukshme është temperature e lartë. Kur mbërritëm në spital, mëlçia dhe veshkat e Emersonit ishte komplet të shkatërruara.
Në një moment zemrat ndaloi së rrahuri dhe mjekët e mbajtën në jetë falë një makinerie. Mjekët më kërkuan që t’u jepja aprovimin tim për ta fikur. Ishte momenti më i vështirë i jetës sime. Unë dhe bashkëshorti im nuk e meritonim të gjithë këtë. Nuk do ta shoh kurrë të rritet, të shkojë në kopsht apo të diplomohet. Djemtë e mi nuk do të luajnë me të,»-përfundon gruaja 30-vjeçare rrëfimin e saj./BURIMI ‘’DAILY MAIL”