Shifra rekorde nga Serbia, regjistrohen 13 viktima dhe 344 raste të reja me koronavirus

0
Serbia1

Shifra rekord vijnë nga Serbia sa i takon rasteve me koronavirus. Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë ndërruar jetë 13 pacientë me Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 344 raste të reja.

Po ashtu janë realizuar 8.659 testime, ndërsa për momentin ka 4.574 raste aktive.

Aktualisht 203 pacientë janë shtruar brenda një dite në spital, ndërkohë 170 pacientë janë në respiratorë.

Artikulli i mëparshëm“Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë negociatat”, Bardhi pas deklaratës së Wadephul: Të gjithë e kuptuan tmerrin e Ramës nga zgjedhjet
Artikulli i radhësRemont në disa kabina në kryeqytet, OSHEE: Ja zonat ku do të stakohet energjia nesër