Sekretariati i Energjisë: Në Shqipëri falsifikohen të dhënat nga rafineritë dhe importuesit

0

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka kërkuar nga anëtarët e tij që të japin mendimin e tyre mbi zbatimin e Direktivës së Cilësisë së Karburantit 98/70 / EC në Komunitetin e Energjisë.

Për Shqipërinë Sekretariati nënvizon se pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë shqiptare disa sfida ende mbeten për të marrë zgjidhje, përfshirë rastet e falsifikimit të të dhënave nga rafineritë ose importuesit dhe shtimi i ndotësve që mund të ndodhë gjatë shpërndarjes, të cilat janë të vështira për t’u identifikuar nëse nuk monitorohen dhe analizohen me kujdes.

Në koncept idenë e nxjerrë për konsultim, Sekretariati i referohet një sërë vendimeve të marra nga të gjitha vendet në sektorin e karburanteve dhe të lidhura drejtpërdrejt me cilësinë. Për Shqipërinë sillet në vëmendje pjesa e transparencës me çmimet ku thuhet se pikat e karburantit janë të detyruara të afishojnë dukshëm çmimet e tyre. Po kështu sqarohet skema e monitorimit të tregut dhe mënyra sesi zbatohet kjo nga trupa përkatëse inspektuese.

Mostrat e karburantit për analizim bëhen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në përputhje me standardet. Laboratori u riakreditua në qershor 2016. Laboratori mbështetet vazhdimisht me asistencë teknike nga ekspertë të huaj për kalibrim, mirëmbajtje dhe shërbime. Pajisjet monitorohen duke përdorur standarde të certifikuara për të rritur saktësinë e rezultatit të raportuar. Rastet e mosrespektimit për benzinën lidhen me presionin e avullit, aromatikët, benzenin dhe squfurin kurse për naftën numër cetani dhe përmbajtja e squfurit” thuhet në dokumentin e Sekretariatit.

I njëjti sjell në vëmendje se mbetet ende për tu krijuar një treg i biokarburanteve që synon uljen e emetimeve në sektorin e transportit dhe mbështetet nga një sistem për të verifikuar qëndrueshmërinë e tyre dhe të llogarisë ciklin e jetës së emetimeve./Monitor

Artikulli i mëparshëmKujdes në rrugë, 136 mijë makina nuk kanë siguracion
Artikulli i radhësZhvishet modelja e njohur, nuk e duron dot vapën