Ndërmarrja kryesore italiane Eni planifikon të largohet nga aktivitetet e rafinimit tradicional brenda dekadës së ardhshme, pasi ajo është e përqendruar në rafineritë bio dhe përshpejtimin e kalimit të saj në energji me karbon të ulët, tha shefi ekzekutiv Claudio Descalzi për Bloomberg në një intervistë.
Drejtuesi i lartë foli për mediat, pasi Eni njoftoi në qershor fillimin e “një linje të re të biznesit për të qenë një udhëheqës në tranzicionin e tregut të energjitikës”, duke krijuar një sektor të ri në kompani, atë të Evolucionit të Energjisë, me qëllim për të përshpejtuar planet e saj për të rritur ndjeshëm prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe atë të biokarburanteve.
Eni ka rafineritë e veta bio në Venecia dhe Gela, Itali, të konvertuara nga rafineri tradicionale të karburanteve fosile në rafineri bio për të prodhuar lëndë djegëse më të pastra dhe me cilësi më të lartë.
Të dyja rafineritë bio nuk e kanë zvogëluar kapacitetin e prodhimit gjatë mbylljes së Italisë mes marsit dhe fillimit të majit, sepse ato “funksionuan shumë mirë”, tha Descalzi për Bloomberg.
Shkalla e brendshme e kthimit në rafineritë bio është rreth 15 përqind, “jo keq” në krahasim rafinimin tradiciona, vuri në dukje drejtuesi.
“Ne konfirmojmë strategjinë tonë për t’u bërë udhëheqës në procesin e dekarbonizimit, pavarësisht ndikimeve të pandemisë COVID-19 në ekonominë globale dhe kompaninë tonë. Ne jemi duke vlerësuar se si të shpejtojmë planet tona, “tha Descalzi.
Sipas një analize të fundit, Shell dhe Eni tani kanë planet më ambicioze të reduktimit të emetimeve midis gjashtë kompanive kryesore evropiane të naftës: Shell, Eni, BP, Total, Repsol, dhe OMV.
Eni ka strategjinë më gjithëpërfshirëse në përcaktimin e një objektivi absolut për të zvogëluar të gjitha emetimet, përfshirë ato të Scope 3, me 80 përqind deri në vitin 2050.
Bursa për datën 15 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 395.00 | + 7.75 |
DIESEL | 370.75 | + 4.75 |
BRENT | 44.29 | + 0.61 |
©aktualitet.al