Milani rilind pas pandemisë! Asnjë humbje në kampionat, përmbysin Parmën për 4 minuta

0
This image has an empty alt attribute; its file name is FB_IMG_1594841561136-300x295.jpg

Milani është rikthyer frikshëm që pas ndërprerjes së futbollit. Kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjëherë që prej finales së Kupës me Juventusin dhe një gjë të tillë nuk e bënë as sot.

“Djajtë” kanë mposhtur Parmën me shifrat 3-1, madje duke e bërë me përmbysje diçka të tillë. Pjesa e parë u mbyll me një gol të miqve, por në fraksionin e dytë të lojës fusha foli për lojtarët e Milanit.

Fillimisht barazimi vjen falë Kessie me një perlë të tij nga distanca. Topi ndalet në trekëndësh, duke e lënë të palëvizur portierin e Parmës.

Vetëm 4 minuta pas barazimit vjen edhe përmbysja, me Romagnolin që shënon të dytin. E nëse në dy golat e para do të shërbente për shokët e skuadrës, këtë herë është radha e Çalhanoglu të tundë rrjetën.

Në pjesën e dytë në fushën e lojës u fut edhe mrojtësi shqiptar, Kastriot Dërmaku, por që do të ishte i pafat që së bashku me skuadrën e tij të ndalte Milanin.

Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e 7-të radhazi në kampionat që nuk e njohin humbjen, ndër të cilat 5 kanë qenë fitore. Një hap i frikshëm i këtij Milani, që duket sikur ka rilindur pas pandemisë.

Artikulli i mëparshëmZhvishet modelja e njohur, nuk e duron dot vapën
Artikulli i radhësVrasja në Gjirokastër, reagon policia: Një telefonatë na informoi për…