Teksa jepte lajmet në ekran, spikerja nga Ukraina e quajtur Marichki Padalkos ka përjetuar një situatë të sikletshme.
Gjatë kohës që fliste, ajo ka ndjerë diçka në gojën e saj dhe ka vendosur dorën, mirëpo në atë moment i ka rënë njëri prej dhëmbëve. Padalkos e ka marrë në dorë dhëmbin e saj dhe pa u penguar nga ky fakt, ka nvazhduar të japë lajmet.
Video e saj ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit dhe të gjithë janë habitur me qetësinë e spikeres, e cila me dhëmbin e saj në dorë ka vazhduar të raportojë lajmet.
Madje, veprimi i saj plot profesionalizëm është duartrokitur nga publiku.