100 ndeshje me Milanin, Ibra: Rrofshi djema, fatmirësisht nuk kam konkurrencë

0

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të luajë në nivele të larta. Gjysmën e sezonit aktual suedezi po e zhvillon te Milani, ku me ndeshjen ndaj Parmës arriti të plotësojë numrin e 100 përballjeve me fanellën kuqezi.

Këtë arritje Milani ka vendosur ta festojë dhe t’i akordojë sulmuesit një çmim simbolik, të cilin ia ka dhënë para skuadrës.

Maldini ka qenë i pranishëm dhe i ka dhënë çmimin Ibrës, që kurrsesi nuk mund t’i kursente batutat.

“Faleminderit shokë, unë nuk do e kisha arritur këtë pa të gjithë ju. Fatmirësisht nuk kam konkurrencë”, shprehet Zlatan, që shkrin së qeshuri gjithë stafin dhe lojtarët e pranishëm.

Suedezi vazhdon me deklaratat e tij të sinqerta e ironike, të cilat e bëjnë të jetë një nga personazhet më të dashur dhe karizmatik të botës së futbollit.

Sigurisht nuk mund të harrojmë as aftësitë e tij, ku mund të themi se është një nga më të mirët e dy dekadave të fundit.

Artikulli i mëparshëmKosova, vendi i dytë në rajon me numrin më të madh të rasteve të Covid
Artikulli i radhësPas sherrit me Dritan Lelin, Rama rikthet sërish në takim me strukturat e PS Vlorë (FOTO)