I bie tulla në kokë, plagoset në punë një 37-vjeçar në Korçë

    0

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në punë. Mësohet se gjatë punës në një objekt ndërtimi, E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

    Njoftimi i policisë:

    Në datën 18.07.2020, në lagjen nr. 3, gjatë punës si vinçier në një objekt ndërtimi, shtetasi E. O., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, dyshohet se është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një palete me tulla, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Artikulli i mëparshëmMjekët zbulojnë një simptomë të re të Covid-19, më e përhapur te të rinjtë
    Artikulli i radhësBastet, penalltitë e kartonët e kuq: një arbitër i dëmtuar bën të dridhet futbolli