Një dhuratë e veçantë për gruan që e tradhëtonte

0

Një burrë në San Francisco (SHBA) gjeti një mënyrë të veçantë për t’u hakmarrë ndaj gruas që e tradhëtonte. Ai e zbuloi tradhëtinë kur nisi të hetonte pasi sjellja e bashkëshortes po bëhej e dyshimtë.

Kur i faktoi dyshimet nuk u rrëmbye, por priti që t’i bënte gruas një surprizë. Ai ftoi të gjithë familjen për ditëlindjen e saj dhe i mblodhi përpara shtëpisë ku bashkëshortja gjendej me të dashurin. “Ftova të gjithë familjen.

Ishim 8 gjithësej. Mamaja e saj kishte sjellë tortën.

Hymë në shtëpi duke thënë të gjithë fjalën ‘surprizë’. Në pak sekonda të gjithë u përballën me gruan time dhe të dashurin e saj, nudo që të dy. Ulërima nga të dyja palët, ndërsa i dashuri mezi po vishte pantallonat.

Është pak të them se kjo është dhurata më e bukur e ditëlindjes që kam bërë ndonjëherë”, ka rrëfyer për gazetën San Francisco Globe.

Artikulli i mëparshëmAtalanta e ‘frikshme’ ndalet në Verona, Rrahmani i merr barazim Gjimshitit
Artikulli i radhësTirana, kampion për herë të 25 në histori: ja si e fiton titullin