Kryeministri Edi Rama u shfaq përpara gazetarëve duke thënë se është arritur marrëveshja me të ashtuquajturën opozitën parlamentare për të kaluar marrëveshjen e 5 qershorit më 23 korrik dhe më pas më 30 korrik edhe ndryshimet kushtetuese.
Por ai u përball me gazetarët, të cilët më herët kishin parë se si deputetët e të ashtuquajturës opozitë parlamentare u shfaqën të përçarë dhe lëmsh.
Kjo lojë e Ramës nisi kur Myslim Murrizi deklaroi se nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën e quajti jashtëinstitucionale.
Edhe Ralf Gjoni deklaroi se do të votojë vetëm për listat e hapura.
Kurse Edmond Stojku tha se nuk është çudi që të ketë deputetë që nuk e votojnë marrëveshjen.
Ndërsa Rudina Hajdari tha se është e kënaqur që ka mbajtur premtimin. Por ajo nuk komentoi pyetjen se çfarë mendojnë ndërkombëtarët për hapjen e listave.