Frika nga një valë e dytë e koronavirusit në dimër u shtua sot pasi shkencëtarët paralajmëruan se virusi zbutet gjatë dimrit.
Sipas Daily Mail, shkencëtarët thonë se sëmundja është më e butë gjatë muajve të nxehtë.
Shkencëtarët nga mbarë botë kanë gjurmuar pandeminë dhe kanë zbuluar se një rritje me 1 gradë e temperaturave e ul me 15 përqind numrin e vdekjeve nga koroanvirusi.
Profesor Tim Spector nga King’s College London tha se vera ofron një mundësi për ta nxjerrë virusin jashtë Europës.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e kthimit të koronavirusit në dimër, për shkak se viruse të tilla si ftohja apo gripi- janë shumë më të ashpër gjatë dimrit.