Një pilot ka ndarë foto të Area 51, pasi mori lejen për të fluturuar në një zonë hapësinore të ndaluar. Në fotot e tij në prill vihet re një depo e madhe, por në fotot e tij në korrik kjo depo duket se është zhdukur.
Gabriel Zeifman i bëri fotot në fillim të këtij muaji, teksa fluturonte me avionin Cessna 150. Fotot kanë ndezur debate dhe kanë bërë shumë njerëz të besojnë se depoja në të vërtetë është rrëmbyer nga alienët.
Kujtojmë se zona sekrete Area 51 është shumë e përfolur dhe një vit më parë mijëra njerëz lidhin një pakt në internet për të shkuar në të dhe për të zbuluar ‘alienët’ që besonin se gjendeshin aty.
Më poshtë edhe një video e filmuar nga ana e pilotit: