Gati një e katërta e popullsisë në kryeqytetin Dehli në Indi është prekur nga koronavirusi, sipas testeve të antitrupave ka rezultuar se pjesa më e madhe janë infektuar dhe shëruar po u regjistruar si raste nga autoritetet.
Dehli deri tani ka rreth 129 mijë raste po ekspertët besojnë se shifra e infektimeve aty mundet të jetë rreth 6.5 milion njerëz , nga testimi i një grupi prej 20 000 persona gati 23% e tyre rezultoi se organizmi i tyre kishte prodhuar anti trupa.
Dr Jayaprakash Muliyil, një epidemiolog në Kolegjin Mjekësor të Krishter, tha që përqindja e personave të infektuar mund të jetë shumë më e lartë në zona të caktuara, siç janë lagjet e varfëra.
Ministria e shëndetësisë e Indisë, e cila publikoi studimin të martën, tha se “tregon që një numër i madh i personave të infektuar mbesin asimptomatikë”.
Sidoqoftë, për shkak se Covid-19 është një sëmundje e re, ende nuk është plotësisht e qartë se në çfarë mase njerëzit bëhen imunitar pasi të marrin veten nga ajo.
Studimet në Britani, Gjermani, Kinë kanë sugjeruar që antitrupat mund të zbehen pas disa muajsh, do të thotë imuniteti është i kufizuar.
Shkencëtarët në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë e cila shihet si mënyra e vetme për ta ndalur pandeminë, ky skenar që është më I miri me shumë mundësi do të duhen disa muaj që të jetë në dispozicion.