Turqia drejt zvogëlimit të varësisë nga gazi rus. Bursa për datën 23 Korrik 2020

0

Turqia po kërkon të zvogëlojë më tej varësinë e saj nga gazi rus, dhe për herë të parë në gati dy dekada, Turqia mund të mos marrë gaz fare nga gjigandi rus i gazit Gazprom për të paktën dy javë.

Sipas Botas, në pronësi të shtetit turk, cituar nga Interfax, gazsjellësi Turkish Stream do të ndalet plotësisht në 27 korrik. Botas është blerësi i të gjithë gazit përmes tubacionit, i cili nisi punën këtë vit në janar.

Gazsjellësi do të qëndrojë I mbyllur për disa javë deri në mes të gushtit për shkak të disa riparimeve në tubacione. Turk Stream u ndal gjithashtu muajin e kaluar për një mirëmbajtjen rutinë të planifikuar.

Një gazsjellës tjetër nga Rusia për në Turqi, BlueStream, gjithashtu u mbyll në maj, dhe megjithëse supozohej se do të qëndronte mbyllur vetëm për disa javë, tubacioni është ende edhe sot jashtë funksionit.

Turqia po merr 70% më pak gaz nga Rusia në krahasim me të njëjtën periudhë një viti më parë, duke e shpënë gjigantin Rus të gazit, pas Azerbajxhanit dhe Iranit si furnitor kryesorë të vendit.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, përkatësisht, lançuan zyrtarisht në fillim të janarit tubacionin e gazit natyror TurkStream për të dërguar gazin rus në Turqi dhe tregjet e Evropës juglindore.

Në atë kohë, Gazprom tha se gazsjellësi TurkStream do të përmirësonte sigurinë energjitike në rajon.

Kritikët e politikës energjetike të Rusisë, megjithatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet baltike, Poloninë, dhe disa vende të tjera të BE, thonë se është furnizimi me gaz nga ana e Moskës ai që minon sigurinë e energjitike të Evropës.

Lexo edhe: Ministria e Shëndetësisë: Testi COVID-19 tashmë mund të kryhet dhe në laboratorët privat në të gjithë vendin

Bursa për datën 23 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA399.00+ 2.50
DIESEL377.50– 1.75
BRENT44.14+ 0.67

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmMinistria e Shëndetësisë: Testi COVID-19 tashmë mund të kryhet dhe në laboratorët privat në të gjithë vendin
Artikulli i radhësMposhtet Juventusi, Udinese fitore për mbijetesën