OKB sugjeron një mënyrë të re për frenimin e përhapjes së koronavirusit

0

Kombet e Bashkuara sugjerojnë një mënyrë që mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së Covid-19. Kjo mund të arrihet përmes një page bazë të përkohshme, e cila duhet t’iu sigurohet njerëzve më të varfër të botës në vendet e zhvilluara.

Një raport I Programit të Zhvillimit të OKB-së thotë se fondi do tu mundësojë 2,7 miliardë personave të 132 shteteve të ndryshme që të qëndrojnë në shtëpi. “Kohëra të jashtëzakonshme kërkojnë masatë pashembullta sociale dhe ekonomike. Vendosja e një page bazë për personat më të varfër të botës është shfaqur si një mundësi. Planet e shpëtimit dhe të rimëkëmbjes nuk mund të fokusohen vetëm në tregjet dhe bizneset e mëdha”, tha Achim Steiner, administrator i UNDP.

Raporti shfaqi dhe 3 mënyra se si mund të shpërndahen këto paga bazë, duke rritur të ardhurat mesatare ekzistuese, duke bërë transferta të shumave bazuar në standardin mesatar të jetesës në atë shtet ose duke transferuar një shumë të madhe pavarësisht vendndodhjes së personave përfitues. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia koronavirus mund të rrisë ndjeshëm nivelin e varfërisë në të gjithë botën.

Artikulli i mëparshëmAlarmi i mjekëve, të infektuarit po thyejnë karantinën
Artikulli i radhësMitsotakis në takime urgjente me liderët greke pas tensioneve me Turqinë, Franca dhe SHBA në krah të Greqisë