Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet të cilat nxjerrin nga zinxhiri i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë.
Ky vendim zyrtarizon ndryshimet e ligjeve që qeveria miratoi një javë më parë dhe pritet të miratohen në Kuvend.
Nisma do të nisë të zbatohet nga 1 Janari i vitit të shkuar dhe vjen si një masë në ndihmë të bizneseve të prekura nga pandemia.
Përjashtimi nga TVSH heq barrën e taksës 20% për sipërmarrjet dhe lehtëson procedurat për plotësimin e deklaratave në tatime.