Leroy Sane është prezantuar tek Bayern Munchen.
Në një konferencë për shtyp, blerja e madhe e bavarezëve iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke treguar edhe një sekret për bisedimet.
Pse zgjodhe Bayernin? “Koncepti i futbollit që më prezantuan Hasan Salihamidzic dhe i gjithë bordi … Kaq ishte e gjitha”.
“Ndikuan shumë edhe disa lojtarë, që më nxitën pa pushim që të firmosja me Bayernin. Më i bezdisshmi ishte Joshua Kimmich, më telefononte çdo ditë për të më pyetur se cila ishte situata. Kalimi te Bayerni ishte zgjidhja e vetme për mua”, tregon Sane.
Leroy foli edhe për ditët e para te Bayern Munich, duke i cilësuar si shumë të mira, pasi njeh shumë lojtarë edhe nga ekipi Kombëtar i Gjermanisë.
“Ditët e para kanë qenë shumë të mira, njerëzit më kanë mirëpritur. I njihja disa lojtarë nga përfaqësuesja. Gjithçka ka shkuar shumë mirë deri tani”.
Sipas tij objektivi te Bayern Munich është i qartë, kërkohen trofetë, gjegjësisht Champions Leaguen.
“Isha i qartë se, nëse do të lëvizja, duhej të ishte në një klub që është i aftë të fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Bayern i përmbush 100 për qind këto kërkesa. Në përgjithësi, të fitosh Ligën e Kampionëve është e vështirë. Bayern e ka fituar atë disa herë. Po kërkoja diçka të re, një sfidë të re”, deklaroi Sane.