Rezultoi pozitiv për herë të tretë me Covid, presidenti s’duron dot më, merr motorin dhe shëtit rrugëve: Ja me çfarë po kurohem

0

Jair Bolsonaro vijon të sfidojë autoritetet dhe rregullat e pandemisë për të disatën herë.

Edhe pse i infektuar me koronavirus, presidenti brazilian ka dalë sërish nga kárantina e detyruar, këtë herë duke ngarë motorin e duke folur me qytetarët në rrugë, pa një maskë mbrojtëse të vendosur, vetëm pak orë pasi kishte rezultuar pozitiv edhe në tamponin e tretë.

Pas xhiros, kreu i shtetit reagoi përmes “Facebookut”, në një përpjekje për të qetësuar mediat dhe qytetarët duke thënë se është shumë mirë dhe se vazhdimisht ka marrë hidroksiklorokinë, një trajtim i paaprovuar për Covid-19.

Të mërkurën në mbrëmje, zyra e tij e shtypit njoftoi se edhe në testin e tretë, Bolsonaro ka rezultuar pozitiv, pas testit të parë më 7 korrik. Deri më tani, Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për nga numri i të infektuarve, duke regjistruar në një ditë të vetme thuajse 60 mijë raste të reja, në një total prej 2.3 milionë rastesh pozitive.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësie raportoi 1311 vdèkje, duke e çuar numrin e vik.timave në 84 mijë.

Artikulli i mëparshëmÇfarë do të ndodhë pas zbulimit të vaksinës së COVID 19, shefi i Kryqit të Kuq bën parashikimin e zymtë
Artikulli i radhës“Një dozë vaksine s’do të jetë e mjaftueshme për Covid-19”, Bill Gates bën deklaratën e papritur