“Një dozë vaksine s’do të jetë e mjaftueshme për Covid-19”, Bill Gates bën deklaratën e papritur

0

Themeluesi dhe CEO i Microsoft ka bërë një deklaratë të papritur në lidhje me vaksinën e Covid-19. Gjatë një intervistë për rrejtin CBS, ai u shpreh se një dozë vaksine nuk do të jetë e mjaftueshme për të na mbrojtur nga koronavirusi.

“Për momentin, nuk duket se ndonjë nga vaksinat që bëhen janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur me një dozë të vetme. Ndoshta vaksinat që do të bëhen më vonë do të na befasojnë pozitivisht. Por tani për tani, siç qëndrojnë gjërat, jo. Sidmomos të moshuarit, ata mund të kenë nevojë të marrin më shumë se dy doza”, -tha Gates.

Ndërkohë që Covid -19 po vazhdon të përhapet me shpejtësi, ende nuk dihet kur do të jetë gati vaksina.

Artikulli i mëparshëmRezultoi pozitiv për herë të tretë me Covid, presidenti s’duron dot më, merr motorin dhe shëtit rrugëve: Ja me çfarë po kurohem
Artikulli i radhësBrukseli nuk ka më durim për provokimet e njëpasnjëshme të Ankarasë në detin Egje