Gazetarët anglezë injorojnë Salah: Asnjë votë e vetme për egjiptianin, triumfon Henderson

0

Kapiteni i Liverpool Jordan Henderson është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin anglez nga Football Writers’ Association. Një arritje e pabesueshme për mesfushorin e Reds që ka mundur rivalë prestigjozë si De Bruyne e Rashford, pas shpinës së tij, por edhe shokët e skuadrës si Van Dijk e Mané që kanë kompletuar 5 më të mirët.

Në fakt është e cuditshme si disa lojtarë janë injoruar: mbi të gjithë Mohamed Salah që nuk ka marrë asnjë votë nga gazetarët. Egjiptiani do të jetë natyrisht i lumtur për kapitenin e tij, por në të njëjtën kohë mjaft i zhgënjyer për votimin. Football Writers’ Association ka zgjedhur Jordan Henderson si lojtarin e vitit për sezonin 2019/20 të Premier League por në anën tjetër ka patur shumë lojtarë, që nuk është se kanë spikatur më shumë se Salah të marrin vota.

Përvec top 5, kanë marrë vota edhe Alexander-Arnold, Alisson, Raheem Sterling, Aaron Wan-Bissaka, Sergio Aguero, Adama Traore, Danny Ings, Jack Grealish, James Madison e Jonny Evans. Gati të gjithë më të mirët e kampionatit aglez. Gati, sepse Salah është injoruar krejtësisht e si shkruan Mirror nuk ka marrë asnjë votë.

Artikulli i mëparshëmMes grushteve dhe spektaklit, Neymar i jep një tjetë trofe PSG-së!
Artikulli i radhësParatici: Ekipet e Serie A gënjejnë, nëse nuk e duan e marrim ne titullin