Presidenti Ilir Meta dha një mesazh këtë të shtunë, pasi startoi Ultramaratona.
“Shqipëria ka diell për të gjithë!
Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurt!
Shqiptarët duan që zëri i tyre të dëgjohet!
Koha është tani!” shkruan Meta.
Më herët, Meta deklaroi se kishte pranuar ftesën për të përshëndetur startin e “Ultramaratona 1”, një veprimtarie të rëndësishme atletike, që do të vazhdojë për 3 ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të përshkojnë 116 kilometra në Rrugën e Arbrit.