Spanja regjistron rekord të numrit të rasteve me COVID-19/ Kalatonia merr masa drakoriane

0

Brenda 24-orëve të fundit, Spanja ka regjistruar 2,255 raste të reja me koronavirus, teksa Kalatonia ka marrë masa drakoriane nën frikën e shpërthimit të një vale të dytë të rasteve.

Zyrtarët spanjollë të shëndetit pranuan dhe deklaruan se mund të jenë duke u përballur me një valë të dytë shpërthimi të Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.

Rajonet e Katalonjës dhe Aragonit janë dy zonat më të prekura me virusin korona.

Pesë zona të Spanjës tanimë janë vënë në bllokim për të frenuar përhapjen e virusit; Katalonja, Zaragoza, Pamplona, Totana dhe A Marina.

Ndërkohë, mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës kanë udhëtuar nëpër të gjithë vendin për të kuptuar më mirë përhapjen e virusit.

Artikulli i mëparshëm“Merrni përgjegjësi që të ndihmoni sistemin shëndetësor”, apeli i Manastirliut: Ligj, mbajtja e maskave
Artikulli i radhësKina dërgon anijen kozmike në Mars