Tërmeti i 26 nëntorit/ Ndalohet nga policia pronari i lokalit ‘Baron’

0

Policia ka ndaluar pronarin e lokalit ‘Baron’ në Durrës, punimet në të cilin sollën edhe shembjen e pallatit 6-katësh, ku humbën jetën disa persona.

Burime zyrtare nga policia thanë se kanë ndaluar 44-vjeçarin Artur Terziu.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit ‘Barons’, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmNjë martesë e rrallë në kufirin suedezo-norvegjez: Kur dashuria s’fidon pandeminë pa shkelje territoriale
Artikulli i radhësSi është të jesh pjesë e eksperimentit për gjetjen e vaksinës së Covid-19