Në vetëm pak ditë, Luana Vjollca pritet të nxjerrë projektin më të fundit muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin spanjoll, Jay Santos.
Me videot e fundit në ‘Instastory’, Luana ka treguar se kënga është thuajse gati.
Moderatorja sjell herë pas here këngë e bashkëpunime të ndryshme.
Para dy vitesh Luana solli një super bashkëpunim me Bujar Qamilin të titulluar “M’i dhe flakë mallit tim”.
Kënga numëron 15 milionë klikime, megjithatë duket se suksesin më të madh e ka arritur së fundmi.
Snoopdog ka realizuar ditën e djeshme një video live në Instagram dhe gjejeni pak…është kapur nga fansat duke dëgjuar pikërisht këngën e Luanës dhe Bujarit.
Një nga ndjekësit e Luanës ka arritur të kap momentin e papritur i cili është ndarë më pas në Instastory dhe nga vetë moderatorja.