Twitter spiunon llogaritë e VIP-ave, mes tyre edhe Beyonce

0

Përsëri Twitter është në qendër të vëmendjes, një tjetër skandal ka goditur rrjetin social më të përdorur nga VIP-at, kryesisht ata të huajt.

Së fundmi pretendohet se pre e hackerave të ketë rënë edhe llogaria e divës së muzikës, Beyonce-s.

Sipas Bloomberg, rreth 1.500 punonjës të Twitter-it kanë mbikëqyrur llogaritë e përdoruesve, ku ndër të tjera kanë pasur akses edhe në të dhënat personale. Gjate vitit 2017 dhe 2018, disa kontraktorë të rrjetit social krijuan disa pyetje gjoja për sigurinë e llogarisë dhe përmes këtyre pyetjeve ata arritën të hynin në llogaritë e vipave. Mirëpo, ende nuk është e qartë se si këta hackera kanë fituar akses, sipas raportimeve të bëra deri më tani thuhet se një individ i  përfshirë në sulm mori akses, pasi kishte parë letrat kredenciale për ta në një kompani të brendshme ndërsa  Motherboard raportoi se sulmuesit paguan një punonjës të Twitter-it për qasje në rrjet.

Këto veprime ishin të shpeshta dhe kompania atëhere nuk mundi dot t’i gjurmonte plotësisht.

Ky raport vjen pas ngjarjes së bujshme vetëm pak ditë më parë, ku u tha se  llogaritë e figurave të njohura  u vodhën në përpjekje për të arritur një mashtrim me monedha elektronike. Të përfshirë ishin kandidati për president të ShBA, Joe Biden, ish-presidentit, Barack Obana, çifti Kim Kardashian dhe Kanye West dhe shumë figura të tjera të njohura.

Që prej vitit 2018 hackers kanë krijuar llogari të rreme për të mashtruar individë drejt së dërguarit bitcoins, ose të shumfishojnë paratë e tyre.

Sipas një zëdhënësi të Twitter kjo çështje po shihet me shumë kujdes dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje.

Artikulli i mëparshëmSHIFRAT/ Gratë në Shqipëri lindin fëmijë më pak se sa duan
Artikulli i radhësU akuzua se po zmadhon Covid-19, reagon zyrtari më i lartë i SHBA për sëmundjet infektive: Kujdes nga koronavirusi, ja pse duhet të shqetësoheni