Bajerni i Mynihut humbet mbrojtësin e tij Benxhamin Pavard. Futbollisti francez ka mbyllur sezonin me bavarezët pasi ka dëmtuar kyçin e majtë të këmbës.
Mjekët e skuadrës kampione të Gjermanisë raportuan se 24-vjeçari pritet të mungojë 4-6 javë dhe për rrjedhojë humbet dhe Ligën e Kampioneve.
Për trajnerin Hansi Flik, ky është një lajm i keq, pasi Pavard ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm.