Lajme shqetësuese nga shkenca.
Një studim i madh tregon se shumica e njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi, kanë mbetur me dëme në zemër.
Sipas gazetës BILD, 78 përqind e atyre që janë shëruar kanë sërish probleme në zemër, edhe pse janë testuar negativë.
Studimi është publikuar nga Universiteti i Frankfurtit.
Dëmi më i zakonshëm: miokardi. Shkencëtarët e gjetën te 60 përqind e atyre që janë shëruar.
Studimi tregon se koronavirusi lë dëme pas edhe te personat që kanë pasur simptoma të lehta të sëmundjes.
Në përfundim, studiuesit thonë se presin shtim të problemeve në zemër te njerëzit në vitet që vijnë.
Kardiologët thonë se kanë një sugjerim: kushdo që është i prekur nga virusi, të mos shpenzojë shumë energji.