Vdekjet nga tërmeti/ Lirohet biznesmeni i arrestuar 3 ditë më parë

0

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për Artur Terziun, pronarin e lokalit “Barons” tek pallati në lagjen nr.6, ku vdiqën dy gra gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Terziu u vu në pranga vetëm 3 ditë më parë.

Ekspertiza e pallatit ka nxjerrë betonin të dobët dhe si rrjedhojë është shembur pallati. Në çështjen e tij është ndryshuar akuza nga “vrasje në rrethana të tjera” në “ndërtim pa leje”.

Gjithashtu është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’ për Arben dhe Dëshira Qaton të Vilës Palma, pasi ndodhen të shtruar në spital.

Për Arben Qaton dhe për Terziun, prokuroria e Durrësit ka ankimuar në apel. Organi i akuzës thotë se pallati 6-katësh që u shemb pjesërisht në Durrës pas tërmetit, ndodhi si pasojë e ndërhyrjes në katin e parë të objektit. Artur dhe Anisa Terziu kishin hapur bar “Barons” në katin e parë, duke dëmtuar kolonat dhe muret e pallatit.

Sipas hetimeve të prokurorisë përgjegjësi kanë edhe zyrtarë të ALUIZNI-t që legalizuan lokalin dhe të INUV. Dy gra, Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana humbën jetën tek ky pallat pas shembjes.

Artikulli i mëparshëmAmbasada amerikane thotë fjalën e fundit: Njohim vetëm konsensusin për çdo gjë!
Artikulli i radhësSoreca mesazh Ramës një ditë para 30 korrikut: Duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria pas zgjedhjeve të pranohet nga të gjitha palët!